Struga TL – Tikveshi, mbyllin xhiron e gjashtë në elitë

Xhiroja e gjashtë në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut do të mbyllet sot me ndeshjen Struga Trim Lum – Tikveshi.

Kjo ndeshja ishte vendosur për tu luajtur për të hënën, veçmas nga ndeshjet tjera që u zhvilluan ditën e shtunë, për shkak të paraqitjes së Strugës në garat europiane. Ekipi Shpëtim Duros është rikthyer të shtunën nga Islanda, ku zhvilluan ndeshjen e kthimit të plej of-it në Ligën e Konferencës me Breidablik, ku për shkak të një vonese, u detyruan të kthehen ditën e djeshme, pasi sipas program duhej të ishin të premten në vendin tonë.

Struga Trim Lum deri më tani në sezonin e ri garues në elitë ka zhvilluar vetëm dy ndeshje, ndërsa sot do ta luajë takimin e tretë. Përballja ndërmjet Strugës dhe Tikveshit do të zhvillohet sot pasdite, duke nisur nga ora 16:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close