Struga Trim Lum sonte do të luaj ndaj Hesperanzhit në kuadër të ndeshjes së dytë të turit të tretë eliminatorë në Ligën e Konferencë. Ekipi i drejtuar nga Shpëtim Duro ka udhëtuar drejt Luksemburgut me avantazh 3:1 nga ndeshja e parë e luajtur në Shkup. Nga tabori Strugës janë shprehur se janë edhe 90-të minuta lojë për të konfirmuar kualifikimin në fazën e plej of-it.

Shpëtim Duro, trajner
“Në këtë ndeshje futemi pas një rezultati pozitiv nga ndeshja e parë, por janë edhe 90 minuta të tjera për tu luajtur. Kam biseduar me skuadrën që duhet ta fshijmë nga kujtesa lojën e parë, duhet të përqëndrohemi te kjo ndeshje për të bërë maksimumin dhe për të kaluar në turin tjetër. Shpresojmë që skuadra të bëjë një paraqitje tjetër të mirë në vazhdën e gjitha ndeshjeve që ka zhvilluar në Europë, si në ndeshjet brenda, por edhe dy ndeshjet që i kemi zhvilluar jashtë fushës tonë, si me Zhalgirisin dhe Buduçnostin, skuadra jonë ka bërë paraqitje jashtëzakonisht të mira. Shpresojmë të vazhdojmë këtë seri të ndeshjeve të mira”
Për kapitenin Shabani, është kjo një ndër ndeshjet më të rëndësishme dhe se një arritje në fazën “play-off” është diçka që e ëndërron çdo futbollistë.
Bunjamin Shabani, futbollist
“Një ndeshje shumë e rëndësishme. Siç theksoi edhe profesori ynë, neve e kemi harruar ndeshjen e parë, jemi maksimalisht të përqëndruar te ndeshja e nesërme ku kemi të bëjmë me një kundërshtarë shumë cilësor. Si në çdo ndeshje ne futemi për të bërë maksimumin, pjesën taktike që na e jep profesori dhe shpresojmë që të vazhdojmë ecurinë e këtyre ndeshjeve që kemi bërë deri më tani, si në aspektin e vrapimit, si në aspektin taktik, dhe shpresoj që të bëjmë nëj paraqitje shumë të mirë dhe të vazhdojmë tutje.Nuk është gjë e vogël të shkosh në “play-off” në Ligën e Konferencës, për çdo futbollistë është diçka shumë e madhe dhe e rëndësishme. Shpresojmë që nesër këtë ndeshje ta mbyllim me sukses të shkojmë në “play-off”, e pse mos të bëjmë gjëra edhe më të mëdha”
Skuadra shqiptare për këtë sfidë do të mungesë Hogan Ukpa, pasi i njejti nuk u pajis me vizë. Ndeshja ndërmjet Hesperanzhit dhe Strugës, do të luhet sonte në Luksemburg, duke nisur nga ora 20:00.

