Transferimi tek Al Nassr, Mane: “Fajin” e ka Ronaldo!

Pas një sezoni te Bayerni, në Gjermani, anësori senegalez, Sadio Mané, 31 vjeç, u transferua në Arabinë Saudite për t’iu bashkuar Cristiano Ronaldos tek Al Nassr. Ai “fajësoi” pikërisht yllin luzitan për këtë lëvizje të papritur.

“Bajerni? Mendoj se të gjithë e panë se sa shpejt ndodhi gjithçka. Nuk ishte një vendim i vështirë. Këtu (Al Nassr) është Cristiano Ronaldo, i cili është një nga lojtarët më të mirë në histori, ose edhe më i miri. Sigurisht, kjo e bëri vendimin më të lehtë”, tha Mané për Arab News.

“Ne e pamë në Kupën e Botës Katarit 2022 që lojtarët sauditë janë teknikisht të mirë. Ata dinë të luajnë me top dhe dua që ky ekip të ketë një sukses të vërtetë”, përfundoi sulmuesi senegalez.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close