FC Shkupi njoftoi zyrtarisht se Renaldo Cephas nuk do të jetë pjese e tyre në sezonin e ri dhe se i njejti do të transferohet te skuadra Ankaragucu që garon në Superligën e Turqisë. Pas këtij njoftimi, Shkupi doli edhe me një postim tjetër në faqen zyrtare, ku publikon një fotografi nga stërvitja e fundit me të gjithë futbollistët së bashku në krye me presidentin Olgun Aydin, duke i dhënë “lamtumirën” Cephasit nga Çairit.

Mirëpo çuditërisht as postimi i parë e as i dyti nuk ekzistojnë në faqen e Shkupit. Në fakt, njoftimi i parë vazhdon të mbetet, por vetëm me përshkrimin “Faleminderit Cephas”, ndërsa pjesa tjetër ku ishte njoftuar për transferimin e tij në elitën turke dhe emrin e klubit është fshirë.
Një lëvizje e pakuptimit dhe jo serioze nga radhët e FC Shkupit, që nuk dihen ende arsyet nga kjo lëvizje?

