Pas 17 viteve karrierë, Fernandes është gati që të heq dorë nga futbolli, transmeton lajmi.net.

Futbollisti ka luajtur me 10 skuadra të ndryshme, kurse është faqja zyrtare e skuadrës së tij aktuale, Frankfurt, ajo që njofton për pensionimin e lojtarit.
Lojtari do t’i jap fund karrierës së tij, menjëherë pas fundit të sezonit aktual, i cili po pengohet nga Covid-19.
Fernandes është aktivizuar në dy Kupa të Botës dhe dy Kampionate Evropiane. Ai ka në total 518 ndeshje dhe 67 paraqitje me skuadrën kombëtare.
Ai fitoi Kupën e Gjermanisë në vitin 2018 me skuadrën e Frankfurt. Lojtari aktivizohet si mesfushor defensiv. /Lajmi.net/

