Raportime të ‘L’Equipe’ bëjnë të ditur se e ardhmja e trajnerit gjerman me PSG është qartësuar, transmeton lajmi.net.

Krerët e PSG kanë besim të plotë në trajnerin gjerman, por kjo ka të bëjë edhe me një çështje tjetër – paratë.
Në rast se kampionët e Francës shkëputin kontratën me Tuchel parakohe, atëherë gjermani do të fitonte 10 milionë euro.
Tuchel ka kontratë të vlefshme me parisienët deri në vitin 2021.
Kualifikimi në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve ka bërë që gjermani të ketë besimin edhe për pak kohë. /Lajmi.net/

