Ndërsa Real Madrid është në një turne parasezonal në Shtetet e Bashkuara, Kylian Mbappé, lojtar i PSG-së, është subjekti numër 1 te ‘los blancos’.

I mënjanuar nga klubi Ile-de-France, gjeniu nga Bondy vazhdon të panikojë tifozët madrilènë dhe vëzhguesit që ëndërrojnë ta shohin atë me ngjyrat e “Shtëpisë së Bardhë”. 250 milionë euro, kjo është shuma e shpallur nga PSG për lirimin e francezit.
I pyetur gjithmonë për Kylian Mbappé gjatë konferencave për shtyp, Carlo Ancelotti ka dashur të paralajmëronte gazetarët në një konferencë për shtyp.
“Nuk e kam problem që të më bëhen sërish pyetje për Kylian Mbappe… Thjesht unë nuk do të përgjigjem”,- ka komentuar tekniku italian. Te Real Madrid vazhdon loja e heshtjes për këtë dosje…


