A e keni vërejtur sesi Mbappe kopjon festimet e golave të Ronaldos?

Mbappe është vetëm 21 vjeçar, dhe tashmë ka arritur suksese të mëdha, duke e fituar një herë edhe Kupën e Botës me Francën.

Ylli i PSG nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë për Cristiano Ronaldon, sa edhe festimet i bën në stilin e tij.

Përmes disa fotografive të postuara në internet, vërehet lehtë se si Mbappe ka imituar festimet e idhullit të tij, Cristiano Ronaldo.

Ndoshta, Mbappe nuk do të ketë mundësinë të luajë në të njëjtën skuadër me Ronaldon, por mund të jetë pasuesi i vërtetë i tij te Real Madrid nga vera e ardhshme./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close