Në muajin mars, shkaku i krizës së COVID-19, Basel nuk shfrytëzoi mundësinë për transferimin e Zhegrovës nga Genk për 3.5 milionë euro.

Agjenti i lojtarit, Marc Van Osselaer, atëkohë ishte shprehur shumë i zhgënjyer me Baselin, që nuk gjente arsye për mos shfrytëzimin e të drejtës së tyre.
Sipas Van Osselaer, tani nuk do të kishte asnjë mundësi që Basel të transferonte Zhegrovën.
Por, sot gazeta zvicerane ‘Blick’, raporton se ende ka gjasa që Baseli të negociojë me belgët për transferimin e talentit nga Kosova, përcjell lajmi.net.
Basel do të shikojë situatën e tyre financiare, për të ndërmarrë pastaj veprimet për Zhegrovën.
Për lojtarin ka interesim nga Premierliga dhe Ligue 1./Lajmi.net/

