Nagelsmann për karantinën: Nuk jemi në burg

Bundesliga do të bëhet liga e parë e madhe që rikthehet pas pezullimit të detyrueshëm nga koronavirusi.

Të gjitha ndeshjet do të luhen pas dyerve të mbyllura, me RB Leipzig që të shtunën takohet me Freiburgun, në ëndrrën e tyre drejt titullit të Bundesligës, në ndjekje të vendit të parë, Bayern Munich.

“Në thelb është si një kamp stërvitor i verës”, ka deklaruar Nagelsmann, teksa ka folur për karantinën e skuadrës së tij, përcjell lajmi.net.

“Ne do të përpiqemi të përgatitemi për ndeshjet, jo vetëm lojën kundër Freiburgut, por edhe të tjerët më pas. Por në vetvete, është si një kamp veror stërvitjeje. Do të jetë një javë normale stërvitore, lojtarët do të flenë këtu”.

“Djemtë mund të mbajnë veten të zënë. Ne kemi bilardo, lojë me shigjeta, PlayStation dhe TV në dhomë. Kështu që nuk jemi në burg këtu. Ne mund të kemi më shumë takime, por nuk do të kemi diskutime apo natë filmi çdo natë. Djemtë janë mjaftueshëm të mëdhenj për t’u kujdesur për veten për dy apo tri orë”./Lajmi.net/  

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close