Shkëndija sonte në mbrëmje niset drejt Kardifit 

Shkëndija e Tetovës sonte në mbrëmje do të niset drejt Kardifit për ndeshjen e dytë me Haverforduestin të vlefshme për eliminatoret e Ligës së Konferencës. Ekspedita kuqezi do të udhëtojë nga aeroporti Shkupit drejt Lutonit, që më pas të vendoset në Kardif, aty edhe ku do të luhet takimi me skuadrën nga Uellsi. Shkëndija ka epërsi prej një goli nga ndeshja e parë e luajtur në Shkup, ndërsa në këtë transfertë të përzgjedhurit e trajnerit Ardian Nuhiut shkojnë për të bërë edhe një ndeshje tjetër dominuese dhe për të marrë rezultat pozitiv së bashku me kualifikimin për në xhiron e radhës. Tetovarët të mërkurën do të kenë stërvitjen zyrtare, përderisa të enjten në stadiumin e Kardifit do të luajnë ndeshjen me Haverforduestin, duke nisur nga ora 20:45. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close