Skenari më i keq i mundshëm: Premierliga pa tifozë edhe në sezonin e ardhshëm

Derisa diskutimet mbeten të përqendruara në ruajtjen e shëndetit të lojtarëve dhe stadit për pjesën e mbetur të sezonit, klubet janë duke shikuar për të ardhmen, dhe po krijojnë plane bazuar në mundësinë që edhe sezoni 2020/2021 të luhet pa tifozë, raportojnë mediet në Angli, përcjell lajmi.net.

Zyrtarët qeveritarë kanë sqaruar se sporti mund të luhet në stadiume të zbrazura derisa të zbulohet një vaksinë për të luftuar koronavirusin.

Të luash në stadiume të zbrazura për një vit e më shumë do të ishte një katastrofë e madhe për shumë klube të Premierligës dhe Championship, të cilët mbështeten shumë nga shitjet e biletave dhe të ardhurat nga dita e ndeshjes.

Derisa të vije koha për sezonin e ri, duhet cekur se ky sezon në të gjitha ligat do të luhet me stadiume të zbrazura./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close