Pronarët e pasur të Man Cityt ishin të interesuar të blinin Liverpool

Ish kapiteni dhe trajneri i Liverpoolit, Graeme Sounees, ka kujtuar një takim me Amanda Stavely, e cila ishte e përfshirë në blerjen e Manchester Cityt nga Sheikh Mansour.

Souness e ka pyetur Staveley, e cila ishte një tifoze e Liverpool, pse miliarderët nga e Man Cityt nuk i kishte dërguar në ‘Anfield Road’.

Siç shpjegon Souness takimin me Staveley, Sheik Mansour ka qenë i interesuar për Liverpoolin, por e kishte të vështirë arritjen e një marrëveshje me ish pronarët e kësaj skuadre, dhe pastaj ishte larguar në drejtim të Manchester Cityt.

Që nga ajo kohë, Manchester City janë shndërruar në një fuqi në futbollin evropian, duke fituar një seri titujsh, përfshirë edhe Premierligën, të cilën e fituan katër herë nën pronësinë e pronarëve arabë./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close