Ezgjan Alioski do ta mbyll aventurën me Fenerbahçen dhe me shumë gjasa do të rikthehet në Arabinë Saudite. Kontrata e huazimit te gjigandët e Stambollit përfundon me mbylljen e sezonit dhe e njejta nuk pritet të rinovohet nga palët.

Reprezentuesi i Maqedonisë do të vesh sërish fanellën e Al Ahlit, me këta të fundit që janë rikthyer sërish në elitën e kampionatit arab.
Kjo do të thotë se Gjani do të luajë kundër Al-Nasr-it të Cristiano Ronaldos, por nuk do të jetë befasi nëse në sezonin e ardhshëm në këtë kampionat e shohim si pjesë të Al-Hilal edhe Lionel Messin.

