Elita e futbollit shqiptar ka ulur siparin ditën e sotme. Në orën 16:00 kanë nisur edhe 5 ndeshjet e javës së fundit, të cilat kanë dhënë verdiktet përfundimtare. Partizani ka fituar me Teutën dhe ka siguruar titullin kampion, ndërsa Tirana, Egnatia dhe Vllaznia janë ekipet që kanë siguruar një biletë për në kualifikueset e Ligës së Konferencës. Pas përfundimit të ndeshjeve, protagonistët kanë dhënë intervistat e tye për emisionin “Ti Bo Gol” në “Oversport”.

Rexhepi (Partizani): “Kritikat të bëjnë më të fortë. Varet kush është i denjë për të pranuar çdo kritikë, si nga klubi, edhe jashtë. Ishte e vështirë, duke ditur se si ka nisur kampionati për mua. Është një ëndërr që edhe po ta shikosh në gjumë, nuk mund ta realizosh. Është dita më e bukur e jetës sime. Pritja që do e vendosja në kornizë? Do të zgjidhja këtë me Kastriotin. Ishte një nga pritjet më të mira. Urimi i parë ishte nga familja. Për momentin janë në Zvicër dhe do të doja që të ishin këtu“.

