Lega Serie A ka konfirmuar se është mbajtur një takim me të gjitha klubet përmes video-konferencës dhe janë pajtuar që sezoni të vazhdojë më 13 qershor.

Ky konfirmim vjen në të njëjtën kohë kur skuadrave të Serie A u dha leje nga qeveria që nga 18 maji të organizohen në stërvitje grupore.
Meqenëse sezoni duhet të përfundohet deri më 2 gusht për t’iu dhënë hapësirë ndeshjeve të Ligës së Kampionëve dhe Evropës, Lega Serie A, ka paparë se nëse fillohet më 13 qershor, gjithçka do të mbyllet me kohë.
Në Serie A kanë mbetur edhe 13 xhiro për t’u zhvilluar, duke përfshirë edhe rikuperimin e disa ndeshjeve të cilat ishin shtyrë e po ashtu edhe ndeshjet e Kupës së Italisë.

