Sulmuesi 29 vjeçar nga Tetova e mbyll me festë sezonin me ekipin e Koshices në Sllovaki. I huazuar nga tabori i Shkëndijës te ekipi sllovak, anësori këmbëshpejtë i është gëzuar trofeut me Koshicen si kampion i kategorisë së dytë, që automatikisht nënkupton ngjitje në elitën e futbollit në Sllovaki.

Valmir Nafiu te Koshice u bashkua me ish-mbrojtësin e Shkëndijës, Jan Krivak, ndërsa kanë pranuar trofeun si fitues të vendit të parë në këtë kategori një xhiro para fundit të sezonit. Koshice me fitoren 2:0 ndaj Spartak Myjavas krijuan epërsi të paartishme nga vendi i dytë që mbahet nga Preshov. Pas 29-të xhirove Koshice ka grumbulluar 63 pikë, me efekt prej 19 fitoreve, 6 barazime dhe 4 humbje.
Duke përfituar nga fakti se në xhiron e parafundit në kampionat Koshice luante si vendas, pas ndeshjes u zhvillua ceremonia e ndarjes së trofeut, derisa me trofeun në duar Valmir Nafiu në rrjetet sociale ka postuar një fotografi me mbishkrimin “Trofeu im i 7-të”.


