Shkupi me katër mungesa në duelin me Skopjen 

Shkupi do të luajë me Skopjen në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 25-të në elitën e futbollit vendor. 

Në këtë sfidë, kampionët në fuqi do të luajnë ndeshjen e parë nën drejtimin e trajnerit të ri, Arslan, që erdhi si zëvendësues i Goce Sedlloskit. 

Ndërkohë skuadra nga Çairi, do të ketë edhe katër mungesa. 

Shkaku i lëndimit vazhdojnë të jenë jashtë kombinimit për lojë Aleks Zlatkov dhe portieri Stefan Mitrev, ndërsa sulmuesi Sunday Adetunji  nuk ka drejtë loje shkaku i pesë kartonëve të verdhë. Mungesë për Shkupin do të jetë edhe Ali Adem, i cili do të mungojë në dy ndeshje, pas ndëshkimit me karton të kuq në duelin e fundit ndaj Akademija Pandevit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close