Maqedonia fiton kontrolluesen me Ishujt Faroe 

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll ka fituar kontrolluesen me Ishujt Faroe me rezultat minimal 1:0. Ndeshja që u zhvillua në arenën “Todor Proeski” në Shkup u dominua nga  përfaqësuesja e vendit, me pjesën e parë që u mbyll me barazim pa gola. Në pjesën e dytë, të përzgjedhurit e Bllagoja Milevskit vazhduan me ritmin e njejtë të lojës dhe goli erdhi në minutën e 81-të me autor Bojan Miovski. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, me Maqedoninë që fitoi ndeshjen. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close