Momente paniku në Spanjë, futbollisti humb ndjenjat në fushë (VIDEO)

Momente paniku në Spanjë, ndeshjen mes Cordobës dhe Racing Ferrol. Futbollisti i skuadrës vendase, Dragisa Gudelj është shembur në tokë, në minutën e 11-të të sfidës, duke alarmuar të gjithë të pranishmit në fushë dhe shkallët e stadiumit.

Mjekët ndërhynë menjëherë, duke ia dalë ta përmendin në kohë, ndërsa më pas futbollisti u dërgua me ambulancë në spitalin e qytetit, ku po mbahet ende nën monitorimn e mjekëve.

Serbi u rrëzua në minutën e 11’ të takimit, duke bërë që ndeshja të ndërpritej dhe të mos rifillonte më. Vlen të theksohet se rezultati ishte 1-1, pas dy golave të shpejtë, të shënuar në minutat 7’ dhe 9’.

Dragisa Gudelj është vëllai i mesfushorit serb të Sevillas, Nemanja Gudelj dhe luan në Spanjë prej tre sezonesh, teksa te Cordoba është transferuar vetëm verën e kaluar.

VIDEO

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close