UEFA ka konsideruar se ka argumente të mjaftueshme për një shkelje të mundshme të rregulloreve. Prandaj, ata konsiderojnë se ka një çështje dhe vazhdojnë me hapjen e dosjes për të kryer një hetim për rastin Negreira.

Në përputhje me nenin 31(4) të Rregullores Disiplinore të UEFA-s, inspektorët janë caktuar për të kryer një hetim për një shkelje të mundshme të kuadrit ligjor të UEFA-s nga Barcelona në lidhje me të ashtuquajturin ‘Rasti Negreira’.

