Mësohet orari i plotë për ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Italisë

Federata e futbollit të Italisë ka bërë të ditur sot orarin për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Padyshim se vëmendja kryesore do të jetë në ndeshjen e njohur si derbi i Italisë, ndërmjet Juventusit dhe Interit. Bardhezinjtë do të jenë nikoqirë në ndeshjen e parë, përderisa zikaltërit në të dytën. Përballja e parë do të luhet me katër prill nga ora 21:00, ndërsa ajo e kthimit me 26 prill. Gjysmëfinalja tjetër Kremonese – Fiorentina është përcaktuar me 5 prill, ndërsa e kthimit me 27 prill.  Finalja e Kupës së Italisë do të zhvillohet më 24 maj, në stadiumin “Olimpiko” të Romës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close