Mesfushori Toni Kroos kritikon dizajnin e fanelave që vesh Real Madridi këtë sezon

Një legjendë e epokës së fundit të Real Madridit, si Toni Kroos, është gjithmonë në qendër të vëmendjes për çdo deklaratë. Në këtë rast ai nuk foli saktësisht për një shok skuadre, trajner apo rival, por për kompaninë që është përgjegjëse për dizajnin e uniformavev të real Madridit për çdo stinë.

Pikërisht në hapësirën ku kampioni i botës 2014 ndihet më i lirë të shprehet, është podkasti i vëllait të tij Felix, ku me këtë rast ai vendosi të kritikojë kompaninë e veshjeve sportive që krijoi fanelën e fundit të Madridit.

“Këtë sezon kemi një fanelë me jakë ‘V’. E vërteta është se një fanelë me mëngë nuk është fanelë për të luajtur. Fanelat me jakë nuk janë të mira, janë të pakëndshme dhe asgjë të këndshme”,- u shpreh Kroos.

Edhe pse rezulton të jetë një model, që fansat e konsiderojnë elegante, duket se mesfushori gjerman nuk e kalon kohën mirë në fushë me këtë lloj veshjeje, duke kritikuar edhe butonat: “Ka edhe dy kopsa. Ne tashmë po përdorim një fanelë për të luajtur, apo çfarë?”,- komentoi ai.

Madje, mesfushori gjerman gjeti kohë për të folur edhe për dizajnin që i ka pëlqyer më shumë në fushatat e fundit, pasi ka një të veçantë në mendje: “Ajo e sezonit 2019-2020 ishte padyshim që më pëlqente më shumë. Është më e bukura. Unë pata thenë se duhet të fitojmë një titull me këtë dhe për fat të mirë ne ishim kampionë. Doja ta çoja në shtëpi, edhe pse tashmë kisha rreth 60 të tilla.”

Me rastin e dorëzimit të çmimit “The Best” të FIFA-s, gjermani u shpreh kundër fituesve, veçanërisht portierit të skuadrës argjentinase, Emiliano Martínez: “Ishte shaka për mua që portieri nga Argjentina të ishte edhe më i miri në këtë fushë. Askush nuk e njihte para Kupës së Botës dhe ai mori vetëm çmimin e Kupës së Botës, as nuk e mendoja se bëri aq mirë. Ai bëri një ose dy pritje të mira, sidomos në finale, por nuk më dha përshtypjen se ishte portieri më i mirë”.

Si të mos mjaftonte kjo, ai e dënoi të gjithë emisionin e FIFA-s: “Gala ishte një shaka”. Edhe pse trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, kishte një mendim diametralisht të kundërt me Kross: “Argjentina ka qenë kampione e merituar e botës, kështu që është krejt normale që Messi, Martínez dhe Scaloni e kanë fituar këtë çmim dhe për këtë i përgëzoj ata personalisht”,- është shprehur italiani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close