Ndërhyrje horror, ndëshkohet me karton të kuq vetëm pas 5 sekondash lojë (VIDEO)

Një i ri nga skuadra e Jordanisë U-20 i dha kuptim të ri termit “futboll i trazuar”…  Sulmuesi Baker Kamal Kalbouneh u përjashtua me karton të kuq, vetëm pas 5 sekondash lojë gjatë një ndeshjeje kundër Taxhikistanit U-20, në Kupën e Azisë të kësaj kategorie. Të gjitha për shkak të një take të ngritur pa qëllim përballë një kundërshtari.

“Rekordi” i arritur nga sulmuesi ka ndodhur në një mosmarrëveshje për topin, sapo loja nisi nga mesi i fushës. Jordanezi Kalbouneh i llogariti gabim lëvizjet e tij. Ai e ngriti këmbën shumë lart dhe goditi në fytyrë mbrojtësin e Taxhikistanit, Karimov. Ishte një ndërhyrje horror, që për fat pa pasoja shëndetësore…

Arbitri, natyrisht, nuk kishte zgjidhje tjetër: i tregoi kartonin e kuq direkt lojtarit, i cili u largua i përlotur nga fusha. Mungesa e tij nuk u ndje shumë, pasi Jordania fitoi 2-0 edhe me një lojtar më pak.

Shikojeni videon dhe gabimin e rëndë të futbollistit jordanez.

VIDEO

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close