Sahiti përfundimisht shkëput kontratën me Shibenikun 

Suad Sahiti është lojtar i lirë, pasi ka shkëputur kontratën me skuadrën e Shibenikut. Konfirmimi i shkëputjes së kontratës me klubin kroat, i ka ardhur Sahitit të hënën nga Federata e Futbollit të Kroacisë. Ai nëpërmjet federatës kishte kërkuar një gjë të tillë më datën 27 janar, pasi klubi i Shibenikut e kishte suspenduar muaj më parë për shkak se kishte refuzuar rinovimin e kontratës.

Sahiti nuk kishte pranuar rinovimin e saj për shkak të pagës më të ulët dhe klubi kishte marrë vendim për ta suspenduar.

Tani që është lojtar i lirë, Sahiti po shqyrton ofertat për ta vazhduar karrierën. Ai kishte kontrata me Shibenikun deri në verën e këtij viti. 28-vjeçari iu bashkua ekipit kroat në fillim të vitit 2021, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Zrinjski, Wisla Plock, Septemvri Sofia, Larisa, Skënderbeu e Rabotniçki.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close