Zbulohet ‘komploti’: Al Khelaifi e Momo Salah kokë më kokë në një darkë në Londër

Kampionët e PSG-së do të ketë një treg transferimi të matur në janar. Asnjë çmenduri, sepse skuadra tani për tani është mirë. E mbi të gjitha sepse rregullat e ‘fair-play’ financiar nuk e lejojnë këtë. Edhe trajneri Galtier ka qenë i qartë në politikat e klubit: “Ne do të bëjmë blerje vetëm në rast largimi”.

Në këto orë shitja e Sarabias te Wolverhampton mund të konkretizohet. Kështu që drejtuesit e klubit francez tani kanë hedhur sytë nga merkato. Thashethemet kanë shpërthyer nga një foto që është bërë virale në rrjetet sociale. Hamendësimet janë nga më të ndryshmet. Në foto është fiksuar Al Khelaifi, presidenti i PSG-së dhe sulmuesi egjiptian i Liverpoolit, Momo Salah.

Takimi në të vërtetë është bëri disa ditëve më parë në një restorant të Londrës. Kjo mjaftoi që mediat sociale të ekzaltohen dhe të ushqejnë lajmet e merkatos në Angli. Edhe pse fotoja është pak larg dhe e një cilësie të dobët, në tavolinë dallohen Al Khelaifi dhe Momo Salah, i identifikuar nga prerja tipike e flokëve dhe xhupi.

Thua të jetë një takim i rastësishëm, apo fillimi i një operacioni që mund të përfundojë në qershor? Në fakt, sulmuesi egjiptian i intereson shumë PSG-së, që pas Botërorit të Katarit do të kthehet në qendër të politikave investuese të fondit QSI, i drejtuar nga Al Khelaifi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close