Premierliga mund të rifillojë më 1 qershor, pas publikimit të dokumentit ‘post-mbyllje’ të qeverisë

Kriza e koronavirusit ka shkaktuar shumë probleme, përfshirë edhe kalendarin në sporte, por në Angli thonë se mund të shihet dritë në fund të tunelit.

Qeveria sot ka publikuar një dokument me planin për ngritjen e vendit pas mbylljes, dhe në këtë plan shihet se sporti mund të rifillojë më 1 qershor, transmeton lajmi.net.

Nëse një gjë e tillë ndodhë, Premierliga pra do të rifillojë muajin e ardhshëm, me të gjitha ndeshjet që do të luhen me dyert e mbyllura.

Sot ka takim edhe mes skuadrave të Premierligës, ku edhe aty pritet të diskutohet se si të veprohet në pjesën e mbetur të sezonit. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close