Agon Elezi me një gol ishte pjesë e triumfit të skuadrës së tij Varazhdin ndaj Osijekut me rezultatin 4:1.

Elezi, i cili këtë sezon po luan në formë të shkëlqyer dhe që fitoi statusin e reprezentuesit në përfaqësuesen A të Maqedonisë, shënoi në minutën e 35-të, duke konfirmuar përmbysjen e vendasve të kësaj ndeshjeje që në pjesën e parë.
Varazhdini pas kësaj fitoreje renditet në pozitën e 5-të elitën kroate me 19 pikë të tubuara.

