Këtë të shtune rikthehet edhe zyrtarisht futbolli elitar, pas pauzës ndërkombëtare. Ndeshja që do të jetë në qendër të vëmendjes në xhiron e 9-të në elitë është ajo që do të luhet ndërmjet Makedonija Gjorçe Petrovit dhe Struga Trim Lumit. Këta të fundit vijnë në kryeqytet për të synuar fitoren e 9-të në 9 ndeshje të kampionatit dhe për të vazhduar kryesimin bindshëm në elitën vendore.

“Për ndeshjen me Makedonija GJP jemi përgatitur mjaft mirë, kemi pasur mjaftueshëm kohë që ta analizojmë kundërshtarin dhe t’i shohim pikat e tyre të dobëta dhe pikat e tyre të forta. Makedonija GJP është një ekip mjaftë e fortë, sidomos në fushën e tyre, por ne besojmë në kualitetet tona dhe shpresoj të arrijmë të marrim tre pikshin e radhës, dhe të vazhdojmë serinë e fitoreve,” ka thënë për KlanM, Flamur Tairi.
Ndeshja Makedonija Gjorçe Petrovi – Struga Trim Lum, luhet nga ora 14:00.

