Makedonija Gjorçe Petrovi – Struga Trim Lum do ta hapin xhiron e 9-të në elitën e futbollit vendor. Ky derbi i së shtunës do të shënojë rikthimin e futbollit elitar, pas pauzës ndërkombëtare. Struga Trim Lum, lidere e padiskutueshme e LPFMV-së, vjen në kryeqytet për tu përballur me skuadrën e Muharem Bajramit. Ky i fundit ka dhënë opinionin e tij për ndeshjen e nesërme.

“E kemi analizuar kundërshtarin në detaje, sepse ka bërë paraqitje, por patjetër duhet analizuar pikat e forta dhe pikat e dobëta të Strugës, që sigurisht ka edhe pika të dobëta që ne duhet të shfrytëzojmë, por normal ato kanë edhe disa pika të forta ku duhet ne të jemi të kujdesshëm në ndeshje. Unë besoj tek ekipi im, besoj tek grupi i ekipit, dhe jam i bindur se do të bëjmë një paraqitje të mirë dhe shpresoj që në fund t’ia dalim me fitore”,deklaroi trajneri i Makedonija GJP, Muharem Bajrami.

