Leao dëshiron të qëndrojë te Milan, Milan dëshiron të mbajë Leaon. Vullneti i të gjithëve është i qartë, por kjo ende nuk mjafton për rinovimin e kontratës që skadon në qershor të vitit 2024. Pse? E thjeshtë, portugezi aktualisht fiton “vetëm” një milion e gjysmë euro dhe është e qartë për të gjithë se nevojitet një rregullim thelbësor në pagë. Futbollisti i vitit në kampionatin italian kërkon 7 milionë euro, për momentin një shumë e tillë është e lartë për politikën e pagave të vendosura nga klubi kuqezi.

Negociatat kanë nisur muaj më parë dhe Paolo Maldini po përpiqet në çdo mënyrë për të gjetur një zgjidhje. Nevojitet një përpjekje ekonomike nga ana e presidentit të ri, madje Gerry Cardinale ka vënë si prioritet rinovimin e lojtarit. Mbyllja mund të gjendet në 6 milionë euro për pesë vjet, por nuk është e vetmja nyje. Është edhe dëmshpërblimi prej 19 milionë eurosh (me interesa) që do të derdhen në arkën e Sporting Lisbonës për ndërprerjen e njëanshme të kontratës ndodhur në vitin 2018.
Një shumë që pjesërisht do t’i detyrohej edhe Milanit: flasim për rreth 15 milionë. euro. Dhe pikërisht për këtë, ditët e fundit Maldini, siç shkruajnë në Portugali, do të kishte takuar drejtuesit e lojtarit për t’i kërkuar zbritje. Zgjidhja e çështjes është ende larg, por koha nuk premton. Milan do të duhet të vendosë nëse do të investojë 65 milionë euro për portugezin, 50 milionë për kontratën, falë dekretit të rritjes, dhe 15 për Sportingun.Leao nuk ka ndërmend të largohet nga Milani dhe këtë e dëshmoi tashmë në ditët e fundit të gushtit kur refuzoi Chelsean.

