Vendimi i komitetit shkencor për Serie A shtyhet për nesër

Bordi i shkencëtarëve dhe ekspertëve të Qeverisë kishte refuzuar versionin e parë të protokollit të paraqitur nga FIGC, duke e konsideruar atë “të pamjaftueshëm”.

Ndryshimet u bënë dhe një version i ri u paraqit këtë javë, por verdikti i tyre pritej dje ose sot, përcjell lajmi.net.

Sipas raporteve të fundit, nuk do të dihet deri nesër nëse skuadrat e Serisë A do të marrin përgjigje të qartë për të filluar trajnimet në grupe.

Plani do të ishte që të rifillojnë trajnimet e kontaktit në 18 maj, i cili më pas do t’i përgatiste ata të rinisin ndeshjet në fillim të qershorit.

Pika kryesore e bllokimit mbetet ajo se çfarë nëse një lojtar ose një anëtar i stafit teston pozitivisht për COVID-19 pas fillimit të stërvitjeve në grupe.

Nëse do të shkonin me protokollin e Qeverisë, kjo do të nënkuptojë në karantimin e tërë skuadrës për 14 ditë dhe jo vetëm për figurën që testoi pozitiv.

Për momentin, lojtarët e Serie A lejohen të stërviten në qendrat e klubit, por me udhëzime distancimi social në vend. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close