Cellino ishte më i zëshmi i presidentëve të Serisë A i cili nuk dëshironte që sezoni të rifillonte, por të gjitha 20 skuadrat që nga atëherë janë bashkuar me një dëshirë unanime për të përmbushur ndeshjet e mbetura 2019/20.

“Unë kam ndryshuar mendim dhe jam përshtatur me konsensusin”, i tha ai La Repubblica, përcjell lajmi.net.
“Ne duhet të përpiqemi të rifillojmë sezonin, përndryshe të gjithë këtu do të dalin nga biznesi”.
Pavarësisht kësaj, 63-vjeçari – i cili ka dalë pozitiv për koronavirus – paralajmëroi se Brescia nuk do të luante larg nga ‘Rigamonti’.
“Sigurisht, është akoma e vështirë të mbash teste mjekësore në Lombardi, por nëse fillojmë të luajmë përsëri, unë do të qëndroj në Rigamonti. Nuk do të shkoj në një vend neutral”. /Lajmi.net/

