Përhapja e pandemisë Covid-19 ka bërë që Formula 1 të mos shënojë akoma startin e sezonit 2020.

Në kohën kur po flitet për planin e rikthimit, disa komente ka dhënë infektologu nga Universiteti i Kent, Dr. Jeremy Rossman. Ai preferon pesë ditë karantinim për pilotët, para secilës garë.
“Shumica e njerëzve do të kenë një virus të detektueshëm brenda 3-5 ditëve, kështu që testimi i të gjithëve tri herë brenda një periudhe prej pesë ditëve, do të jepte besim të mirë e shumica e tyre nuk janë të infektuar”, ka thënë Rossman, transmeton lajmi.net.
“Është me rëndësi që i gjithë stafi të izolohet gjatë kohës së testimit dhe gjatë gjithë ngjarjes”, shtoi infektologu i njohur evropian.
Ky protokol mund të jetë vështirë i aplikueshëm, pasi para garave duhet të ketë edhe gara testuese. FIA dhe F1 nuk kanë akoma ndonjë vendim mbi protokolin që do të ndjeket. /Lajmi.net/

