Nderim Nexhipi dikur niste karrierën te Shkupi, të enjten vjen si kundërshtar për t’ua marrë ëndërrën e grupeve

Futbolli është sport që sjell shumë emocione e paqartësi dhe bashkë me këtë edhe situata interesante që paraprakisht njeriu kurrë nuk mund t’i paramendojë.

E enjtja sjell një moment interesant dhe unik, duel i rrallë ndërmjet dy skuadrave shqiptare që do të diskutojnë grupet e UEFE Conference League. 

Shkupi e Ballkani, dy ekipe shqiptare kampione respektive të Maqedonisë së Veriut e Kosovës të cilat dikur mundësinë e vetme për tu përballur e kishin ndonjë miqësore në fazat përgatitore, tashmë shohin veten para një dueli zyrtar (dy ndeshje) edhe atë në një garë europiane, e hiç më pak e hiç më shumë me vlerën e futjes në grupet e UEFA Conference League. 

Situatë interesante dhe e pazakontë edhe për drejtorin sportiv të Ballkanit, Nderim Nexhipi. Shkupjani është “fëmijë” i Shkupit (ish-Slloga Jugomagnatit), si 17-të vjeçar bëri transferim senzacional te Hertha e Berlinit, ndërsa fati jetës e vendos në përballje direkte për të “vjedhur” skuadrës amë “ëndërrën” për hyrje debutuese në grupet e UEFA Conference League.

“Ëndërra” ndonjëherë bëhet problematike sepse vendos ballë-ballë dy tabore, e kësaj rradhe sfida është se Nderim Nexhipi nga Shkupi si drejtor i Ballkanit kërkon të realizojë ëndërrën për hyrje në grupe përballë Shkupit të tij që kërkon realizimin e të njejtës ëndërre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close