Skuadra nga Londra, Chelsea, janë gati të heqin dorë nga lojtari më i mirë në skuadrën e tyre, N’Golo Kante.

Paris Saint Germain dhe Real Madrid janë dy prej skuadrave që po interesohen për lojtarin, para se merkatoja të hapet.
Sipas raportimeve të ‘90min’, Chelsea do të heqin dorë nga kartoni i lojtarit, sapo ndonjë ofertë tërheqëse të arrijë në zyrat e klubit, transmeton lajmi.net.
Kontrata aktuale e Kante me Chelsea është valide deri në vitin 2023.
Lojtari është 29 vjeç tashmë dhe nuk dihet se cila do të jetë e ardhmja e tij, pas merkatos së verës. /Lajmi.net/

