Liverpool fiton Community Shield. Përballë Manchester City-t ekipi drejtuar nga Jurgen Klopp ia del të marrë një sukses me shifrat 3-1. Takimi do të zhbllokohej në minutën e 21′ kur Arnold do të kalonte në avantazh Liverpool. Në pjesën e dytë Pep Guardiola hodhi në fushë Foden dhe Alvarez duke e bërë skuadrën e tij më sulmuese dhe do të ishte pikërisht sulmuesi argjentinas që do barazonte shifrat në minutën e 70′.

Realizimi i lojtarit u konfirmua vetëm pas disa minutash nga sistemi VAR. Nuk kishte pozicion jashtë loje, as ndërhyrje të gabuar ndaj portierit Adrien. Megjitahtë barazimi do të zgjaste pak sepse pas dhjetë minutash, Liverpool do të fitonte 11-metërsh pas një goditje me kokë i Darëin Nunez që u prek me dorë nga mbrojtësi i Manchester City-t.
Vetëm pas disa minutash, kryesori sheh pamjet në sistemin Var dhe akordon 11-metërsh. Goditjen e merr përsipër Salah, 2-1. Vetëm disa sekonda nga fundi i takimit blerja më e re e Liverpool, Darwin Nunez do të shënonte golin e tretë të takimit.

