Shkupi ndaj Shamrokut, dy ndeshjet brenda 5 ditëve

Kampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, u eliminua nga kualifikueset e Ligës së Kampionëve dhe garat tashmë do ti vazhdojë në kompeticionin e Liga Europës, aty ku do të përballet me Shamrokun e Irlandës.

Dueli i parë është caktuar për 4 gusht në fushën e Irlandës, përderisa ai i kthimit vetëm pesë ditë më vonë në Shkup.  Kujtojmë se ndeshja e parë e sezonit të ri në kampionatin vendor ndërmjet Tikveshit dhe Shkupit, e cila është përcaktuar në Kavadar më 7 gusht, me shumë gjasa do të shtyhet dhe do të luhet në një ditë tjetër për shkak agjendës së ngjeshur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close