Xherdan Shaqiri gol dhe asist për Çikagon (VIDEO)

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asist në fitoren 1:3 të skuadrës së tij Çikago Fajër në transfertën ndaj Vankuver Uajkaps në MLS-në amerikane. Zhbllokimin e rezultatit të kësaj ndeshje e bëri pikërisht kosovari që në minutën e 13-të realizoi gol nga distanca për epërsi 0:1. Ndërkohë në fund sërish shqiptari ishte protagonist kur dhuroi një asist për Mullerin që fiksoi shifrat finale të këtij takimi 1:3. Për Shaqirin ky ishte goli i katërt që realizon në Amerikë, përderisa regjistron edhe 9 asiste. Shaqiri me Çikagon pas këtij triumfi renditën në pozitën e 9-të në Konferencën e Lindjes të kampionatit amerikan të futbollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close