Sedlloski: Ndeshja në Gjibraltar, ishte më emocionuese në karrierën time

Shkupi mori kualifikimin për në raundin e dytë të eliminatoreve në Ligën e Kampionëve, pasi me shifra të përgjithshme 3:2 eliminoi Linkolnin nga Gjibraltari. Kampionët e vendit falë triumfit 3:0 në ndeshjen e parë, siguruan biletën për më tutje, pasi në takimin e kthimit në Gjibraltar u mundën me rezultat 2:0.

“Në të gjithë karrierën time si futbollist apo trajner kjo ishte ndeshja më emocionuese për mua, edhe pse kishim një avantazh të thellë e dija se do të ishte e vështirë duke i pasur parasysh disa gjëra që ndodhën si problemi me Hamidin pastaj fusha sintetike e kështu me rradhë, por unë i përgëzoj futbollistët e mi të cilën treguan karakter dhe trimëri në fushë. Golat sigurisht që erdhën nga gabimet tona, kundërshtarët e tillë që të gjithë mendojnë se janë të lehtë dinë të krijojnë shumë probleme për të gjithë.  Sidoqoftë jam i lumtur për fitoren, ne ecim tutje, vazhdojmë të punojmë për të arritur objketivat tona dhe për të paraqitur Shkupin në mënyrën më të mirë”, ka thënë trajneri Goce Sedlloski.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close