Raheem Sterling do të hap shumë telashe për skuadrën e Chelsea.

Transferimi i anësorit anglez pritet të hap telashe në strukturën e pagave te skuadra londineze.
Raportime të ‘Athletic’ bëjnë të ditur se Sterling do të ketë një pagë prej më shumë se 300 mijë funteve në javë, përfshirë bonuset, transmeton lajmi.net.
Kjo pagë e Sterling pritet të komplikojë punët e Chelsea në negociatat me Reece James dhe Mason Mount.
Mount është shprehur i gatshëm të nis negociatat për vazhdim kontrate, ndonëse ka edhe dy vite të mbetura në kontratën aktuale.
Edhe Reece James ka thënë se preferon qëndrimin te Chelsea, megjithatë, fitimet mund të synohen të jenë më të larta.
Mbetet të shihet se si do të procedojë Chelsea në këto punë të brendshme të klubit.

