Skuadra kosovare e Llapit pritet të ketë mbështetje të madhe të enjten mbrëma në ndeshjen e kthimit të rrethit të parë kualifikues në kuadër të Ligës së Konferencës kundër skuadrës malaezez ët Buduçnostit.

Ekipi i Tahir Batatinës nuk u prit edhe aq mirë në Podgoricë, aty ku tifozët e Buduçnos “Varvari” gjatë gjithë kohës ofendonin shqiptarët, ndërsa gjithashtu gjuanin edhe gjësende të forta në drejtim të bankinës së ekipit të Llapit.
E gjithë kjo ka bërë që tifo grupet shqiptare të mobilizohen në maksimum në këtë ndeshje, për ta pritur skuadrën malazeze “si në ferr”.
Prej tifo-grupeve që e konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre të enjten në Prishtinë është edhe ai nga Tetova, “Ballistët”, që gjithnjë janë futbollisti i 12-të i Shkëndijës.
Ata e kanë bërë një postim në rrjetet sociale, ku kanë njoftuar se gjithmonë janë prezentë aty ku e do vendi dhe rendi, për të mirën e kombit shqiptar.

