Talenti portugez, Fabio Karvaljo nga sot zyrtarisht është futbollisti më i ri i Liverpullit. Portugezi te skuadra e drejtuar nga Jyrgen Klop vjen nga radhët e Fullhamit, ndërsa transferimi i tij, Liverpullit i ka kushtuar 10 milionë euro. Karvaljo në sezonin që lamë pas ishte futbollist kyç i Fullhamit në Çampionship, duke kontribuar me 10 gola dhe 8 asiste për rikthimin e skuadrës në mesin e më të mirëve në Angli. 19 vjeçari te Liverpulli bashkohet me Darvin Nunjezin dhe Kalvin Ramzin si përforcime te kësaj vere.


