Muhamed Useini firmos me Prishtinën

Futbollisti tetovar Muhamed Useini do të vazhdojë karrierën te FC Prishtina. Mesfushori defanziv ka gjetur akordin me drejtuesit e klubit dhe do të firmosë kontratë një vjeçare me opsion vazhdimi për edhe një tjetër vit. Lëvizja bëhet me insistim të trajnerit Ismet Munishi, i cili njeh mirë cilësitë e Useinit, duke qenë se sezonin e fundit të dy bashkë ishin pjesë e Gjilanit ku pak xhiro para fundit humbën garën për titullin kampion. Prishtina bëhet klubi i dytë në Kosovë ku do të luajë 33 vjeçari, që në të kaluarën ka luajtur edhe me Flamurtarin e Vlorës në Shqipëri, ndërsa në Maqedoni të Veriut përveç 6 sezoneve me klubin amë Shkëndijën ka luajtur edhe me Renovën dhe Rabotniçkin. Useini ka luajtur edhe me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut në kohën kur seleksionues ishte Xhon Toshak. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close