Kuka në ditëlindjen e Majlindës: Ti je kryevepra e punës sime

Majlinda, ka qenë sportistja e parë që ka bërë që flamuri i Kosovës të valëvitet në ato vende edhe që se kanë njohur pavarësinë tonë.

Në këtë ditë të veçantë për të, xhudistja Kelmendi urimin e parë ka marrë nga trajneri i saj, Driton Kuka.

Kuka e cilëson Majlindën si kryevepër të punës së tij.

“Urime ditëlindja Majlinda. Njeriu në jetë lind dhe jeton për të krijuar”, ka shkruar Kuka, përcjell lajmi.net.

“Për të lënë gjurmë për veten, familjen dhe kombin. Kryevepra e punës time – Majlinda”, ka vazhduar shkrimi i tij.

Suksesi më i madh i Majlinda Kelmendit mbetet medalja e artë olimpike në Lojërat Olimpike të Rios, në vitin 2016./Lajmi.net/

Urime ditëlindja Majlinda Majlinda’s birthday Njeriu në jetë lind dhe jeton për të krijuar!Për të lan gjurmë për veten,familjen,kombin …Kryevepra e punës time – Majlinda

Gepostet von Driton Toni Kuka am Freitag, 8. Mai 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close