Dalin rezultatet e testeve për COVID-19 te Real Madrid

Los Blancos në mesjavë janë testuar për COVID-19, duke u bërë gati për t’u rikthyer në stërvitje, me shpresën se do të vazhdohet sezoni në La Liga.

Lojtarët e po ashtu edhe anëtarët e tjerë të skuadrës kanë dalë negativ, përcjell lajmi.net.

Yjet e Realit tani duhet të dalin nga karantina për të filluar stërvitjet individuale në qendrën stërvitore të klubit.

Negativë në testet për koronavirus kanë dalë edhe lojtarët e Barcelonës.

Kujtojmë se La Liga është duke punuar që sezoni të vazhdojë më 20 qershor, dhe të përfundojë në ditët e fundit të korrikut./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close