Futbollisti i FC Shkupit, Ardit Iljazi është në gjendje të mirë shëndetësore pas goditjes që mori sot nga ana e publikut në stadiumin e Tetovës në ndeshjen me Shkëndijën, e cila u mbyll me rezultatin e fillimit 0:0.

Këtë moment aspak të mirë, Iljazi e ka rrëfyer për Open-TV, ku edhe ka treguar rastin.
“Unë duhej që të shkoja në nxemje, sepse isha i planifikuar që të hyjë në lojë. U nisa ta marrë markerin dhe pastaj nuk di çka ka ndodh. Jam goditur me një shishe dhe më humbi vetëdija. E kam të çarë ballin dhe syrin e majtë e kam të lënduar. Më dërguan në spitalin e Tetovës. Tash ndihem më mirë. U mërzita shumë për këtë që ndodhi, por nuk ke çka të bësh. Qoftë e kaluar”, deklaroi për Open-TV, mbrojtësi i krahut të djathtë të FC Shkujpit, Ardit Iljazi.

