Pavarësisht tentativave të UEFA-së, FIFA-s dhe gjithë partnerëve të tyre për të promovuar futbollin e femrave, ky sport kryesisht mbetet i njohur aktivitet i meshkujve dhe kyçja e femrave gjithmonë duket si inovacion dhe freskim. Gjithsesi vendosshmëria për t’i kyçur femrat në futboll duket e madhe dhe aktiviteteve të instancave ndërkombëtare u bashkohen gjitha asosiacionet anëtare që përmes mënyrave të ndryshme po implementojnë këtë tendencë. Së fundmi, ekipi i televizionit tonë sjell shembullin e Lidhjes së Futbollit Komunal të Tetovës, ky dy arbitre të reja, femra kanë nisur aktivitetin e tyre në ndarjen e drejtësisë. Xhenisa Salihi dhe Dori Barton, kanë hedhur hapin e parë të referimit duke ndarë drejtësinë te moshat më të reja, derisa pritet të vijojnë trajnimin drejt avansimit në kategori më të larta. Për inkuadrimin e tyre dhe planet e kyçjes së femrave në referim për Tv Shenja ka folur koordinatori për arbitra pranë Lidhjes Futbollistike Komunale të Tetovës dhe anëtarë i Komisionit për arbitra pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Isa Emruli.


