Cagliari kanë njoftuar se skuadra e tyre do të testohet për koronavirus, gjatë ditës së hënë, transmeton lajmi.net.

Klubet e Serie A kanë marrë lejen që të mbajnë seanca stërvitore individuale gjatë kësaj jave, por Cagliari kanë shtyrë kohën, duke menduar së pari për ekzaminimet mjekësore.
Me anë të një komunikate zyrtare, Cagliari njofton se: “Cagliari Calcio njofton se të hënën, më 11 maj, në kompleksin sportiv ‘Assemini’, lojtarët e skuadrës së parë, stafi teknik dhe disa lojtarë të Primavera do të kryejnë testet mjekësore: testet do të mbikqyren nga profesionistët shëndetësorë të Sardinias, në prezencë të mjekëve të klubit”.
“Në ditët e ardhshme, lojtarët do t’iu nënshtrohen testeve kardiologjike, në qendrën mjekësore Korian, në ‘Quartu Sant’Elena’.
Shpresojmë që të mos ketë ndonjë rast pozitiv te skuadra e Cagliari. Deri më tani, Sampdoria, Torino dhe Fiorentina kanë pasur lojtarë të prekur me koronavirus. /Lajmi.net/

