Anëtari i Fiorentina mohon gjithçka: Nuk kam koronavirusin

Pas testeve të kryera për Covid-19, tre antëarë të skuadrës së Fiorentinës rezultuan pozitivë.

Mediet italiane raportonin për German Pezzella si një nga lojtarët që rezultoi pozitiv, por së fundmi ai ka mohuar gjithçka.

“Lajmet që po shpërndahen janë të pavërteta. Për fat të mirë, unë nuk kam rezultuar pozitiv”, ka thënë Pezzella, transmeton lajmi.net.

“Ju lutem, keni kujdes me këto gjëra”, ka shtuar lojtari.

Pezzella u rikuperua nga Covid-19, pasi ishte diagnostikuar me virusin në muajin mars. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close